Bota

Tragjedia në Tetovë, Stankov: Identifikimi i viktimave do të bëhet pas përfundimit të autopsisë

9 Shtator 2021, 08:45 Nga DOSJA
Tragjedia në Tetovë, Stankov: Identifikimi i viktimave do të

MAQEDONIA E VERIUT– Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup, Aleksandër Stankov u shpreh se për momentin janë 14 viktima dhe se sipas të dhvnave paraprake nuk do të rritet.

Sipas Alsat, Stankov në një deklaratë tha se autopsia e 14 viktimave nga zjarri i djeshëm në spitalinb Covid në Tetovë  pritet të përfundojë sot ndërkaq nuk dha afat kohor për identifikimin e viktimave.

Pas orës 1 të mesnatës janë 14 trupa. Autopsia ka nisur qysh në mbrëmje. Janë formuar ekipe që do të punojnë në autopsi dhe në identifikim të trupave. Presim që sot të përfundojnë autopsitë, ndërsa për identifikim do të shohim ta realizojmë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe t’i dorëzojmë viktimat tek të afërmit”,- tha Stankov.

Stankov thekson se vetëm pas përfundimit të autopsisë do të shohim nëse ka nevojë për realizimin e analizave të ADN-së për identifikim të viktimave.

Lajmi kryesor/TRAGJEDIA në Tetovë, zjarri në spitalin modulor u mori jetën 14 personave, 12 u shpëtuan, asnjë nuk është staf mjekësor, godina kishte probleme në strukturë, Zaev: Do bëjmë drejtësi

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksandër stankov tragjedia ne tetove aleksandër stankov tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll