Bota

Vrasja e dy zyrtarëve të partisë, PDK-ja pezullon të gjitha aktivitetet për sot

9 Shtator 2021, 08:32 Nga DOSJA
Vrasja e dy zyrtarëve të partisë, PDK-ja pezullon të gjitha

KOSOVË– Partia Demokratike e Kosovës pas vrasjes së dy zyrtarëve të këtij subjekti ka bërë të ditur se do t’i pezullojnë për sot të gjitha aktivitetet politike.

Burime nga PDK-ja, bëjnë të ditur se ky rast i ka tronditur rëndë të gjithë dhe se në shenjë nderimi për ta kanë marrë vendim për pezullimin e aktiviteteve.

Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, thuhet në një deklaratë nga PDK-ja.

Lajmi kryesor/ S’ishte sherr politik! Vrasja e dyfishtë në Pejë, dy anëtarët e PDK-së u takuan për tu sqaruar në lokalin e Ademajt, kishin probleme familjare

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora astrit ademaj blerand kadrijaj pdk kosovë vrasja e politikaneve ne peje astrit ademaj blerand kadrijaj pdk kosovë vrasja e politikaneve ne peje

Sondazh

Poll