Bota

‘Mund të mbjellësh deri në 4 rrënjë kanabis në shtëpi’, Italia drejt miratimit të ligjit për kultivimin e bimës na

9 Shtator 2021, 08:09 Nga DOSJA
‘Mund të mbjellësh deri në 4 rrënjë kanabis

ITALI- Deri në katër bimë kanabis të mbjella nuk do të konsiderohet më një krim në Itali. Kjo është risia më e rëndësishme e tekstit bazë për kanabisin, i përbërë nga pesë nene, i cili synon të ndryshojë tekstin e konsoliduar të ligjeve mbi lëndët narkotike.

“Kultivimi i kanabisit në shtëpi është thelbësor për pacientët që duhet ta përdorin për arsye terapeutike, si dhe për të luftuar shitjen dhe rritjen e mëtejshme kriminale“, tha Mario Perantoni kryetar i komisionit të Drejtësisë në Dhomën e Deputetëve.

Sipas mediave italiane, pas votimit të tekstit bazë në komisionin e ligjeve, do të caktohet një afat për paraqitjen e ndryshimeve, për t’u diskutuar më pas në Parlament.

Teksti paraqet një sintezë të tre projektligjeve të paraqitura nga viti 2019 e deri më sot: njëra e nënshkruar nga radikalët, tjetra e avancuar nga M5 dhe e fundit e nënshkruar nga udhëheqësi i Lidhjes së Veriut, Molinari.

Sipas deputetit Eugenio Saitta, teksti do të favorizojë edhe përdorimin terapeutik të kanabisit, nga i cili merren preparate fitoterapeutike të përdorura si qetësues për ata që vuajnë nga disa sëmundje të rënda.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kanabisi ne itali projektligji per kanabis kanabisi ne itali projektligji per kanabis

Sondazh

Poll