Bota

TRAGJEDIA në Tetovë, mesazhi i BE: Ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave

9 Shtator 2021, 07:55 Nga DOSJA
TRAGJEDIA në Tetovë, mesazhi i BE: Ngushëllimet më të

MAQEDONI E VERIUT– Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në spitalin modular në Tetovë. Me në të një postimi të bërë në ‘Twitter’, zëdhënësja e BE-së, Pisonero shpreh ngushëllimet për jetët e humbura.

“BE shpreh ngushëllimet më të thella deri tek familjet dhe miqtë e viktimave të këtij zjarri tragjik në spitalin modular në Tetovë ku trajtoheshin personat e prekur nga Kovid-19. Të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejt”, thuhet në njoftimin e zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Ana Pisonero.

Ambasadori i BE -së në Maqedoninë e Veriut, David Gere gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij.

“Ndajm dhimbjen me njerëzit e Tetovës këtë mëngjes pas zjarrit tragjik në spitalin modular. Ngushëllimet e sinqerta për familjet dhe miqtë e të vdekurve, dërkaq shpresojmë për shërim të shpejtë të plagosurve”, shkroi Gere në Twitter.

TRAGJEDIA në Tetovë, zjarri në spitalin modulor u mori jetën 14 personave, të plagosurit janë dërguar në Shkup, godina kishte probleme në strukturë, askush nuk reagoi, Zaev: Do bëjmë drejtësi

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bashkimi europian tragjedia ne tetove bashkimi europian tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll