Aktualitet

Me automatik në shtëpi dhe 43 fishekë luftarakë, arrestohet 37-vjeçari në Berat

9 Shtator 2021, 07:48 Nga DOSJA
Me automatik në shtëpi dhe 43 fishekë luftarakë, arrestohet

BERAT– Një 37-vjeçar i identifikuar si Kleandro Korçari është vënë në pranga pasi është kapur me armë zjarri dhe fishekë. Pas kontrolleve në banesa në qytetin e Beratit, në shtëpinë e Korçarit është gjetur automatiku.

Njoftimi i policisë Berat: Goditet brenda javës, rasti i dytë i armëmbajtjes pa leje në qarkun e Beratit. Vijojn kontrollet nga Policia për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri. Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që posedonte armë zjarri. Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Kleandro Korçari, 37 vjeç, banues në Uznovë, Berat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Kleandro Korçari, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 37 vjecari ne berat kleandro korçari arrestohet 37 vjecari ne berat kleandro korçari

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 07:45

LUSHNJE– Banorët në Lushnje nuk munden që të dalin dot jashtë banesave të tyre për shkak të tymit që ka mbuluar zonën. Djegia e mbeturinave në Lushnje sipas ban...