Aktualitet

Po transportohej drejt Spitalit Infektiv, ndërron jetë rrugës për në Tiranë 62-vjeçarja nga Belshi

9 Shtator 2021, 00:22 Nga DOSJA
Po transportohej drejt Spitalit Infektiv, ndërron jetë rrugës

ELBASAN– Një 62-vjeçare nga Belshi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme teksa ishte duke u transportuar drejt Spitalit Infektiv.

Mësohet se 62-vjeçarja me iniciale Xh.B., ishte e infektuar nga pandemia e koronavirusit dhe së fundmi kishte nisur që të kishte dhe komplikime shëndetësore, ndaj dhe ishte nisur me ambulancë drejt Tiranës. Por nuk ka mundur që të mbijetojë duke ndërruar jetë rrugës.

Gjatë javëve të fundit, me prezencën edhe të mutacionit Delta të pandemisë,  është rritur ndjeshëm numri i infektimeve me COVID-19, por edhe ai i viktimave duke shënuar disa jetë të humbura çdo ditë. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet belsh belsh

Sondazh

Poll