Aktualitet

9 Shtator 2021, 07:45 Nga DOSJA

LUSHNJE– Banorët në Lushnje nuk munden që të dalin dot jashtë banesave të tyre për shkak të tymit që ka mbuluar zonën. Djegia e mbeturinave në Lushnje sipas banorëve është një katastrofë, madje disa prej banorëve e krahasojnë më të keqe se ajo që të bën Covid.

Banorët : Jo vetëm kur digjen, por edhe kur nuk digjen është erë mbytëse, nuk hap dot dritaren, nuk dal dot përjashtë të marr frymë, duhet marrë masë. Tani kanë vënë flakën, i kam mbyllur të tëra.

Banori 2: Tymi kancerogjen, atë që të bën kjo, s’ta bën virusi, është tmerr. Nuk hap dot as dyer as dritare, as derën, jemi të izoluar brenda.

Banori 3: Nuk kam parë në asnjë vend tjetër që plehrat të jenë në mes të qytetit apo të shtëpive, është shumë keq. E përjetojmë shumë keq.

Zjarr në fushën e mbetjeve në Lushnje, flakët janë aktive prej shtatë orësh, dyshohet se u aktivizuan qëllimisht

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne lushnje zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll