Aktualitet

Plagosi 2 vëllezërit pas sherrit për sipërfaqen me ullinj në Shkodër! Arrestohet Xhevahir Fikaj, 47-vjeçari qëlloi me pi

9 Shtator 2021, 06:57 Nga DOSJA
Plagosi 2 vëllezërit pas sherrit për sipërfaqen me ullinj

SHKODËR– Autori i plagosjes së dy vëllezërve Gruda në Shkodër është vënë në pranga nga policia e Shkodrës. Një ditë pas plagosjes me armë zjarr, Xhevahir Fikaj u arratis duke lënë dy vëllezëri e plagosur. Sherri mes vëllezërve Ilir dhe Lad Gruda me autorin e ngjarjes, nisi për shkaqe pronësie.

Dy vëllezërit, 34 dhe 41 vjeç u përplasën me me Xhevahir Fikajn për një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj. Mësohet se Xhevahir Fikaj, ia ka blerë tokën një tjetër personi dhe pretendon se i ka dokumentet e rregullta. Nga familja Gruda pretendon se toka u përket atyre dhe personi që e ka shitur, nuk ka pasur asnjë të drejtë. Kështu që kishin nisur të bënin rrethimin e tokës. Xhevair Fikaj mësohet se ka shkuar të sqarohet me dy vëllezërit, por situata mes tyre ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Aktualisht dy vëllezërit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në Fshatin e Ri, RrethinatShkodër.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të DVP Shkodër, falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, krehjes së zonës bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapej dhe ndalohej shtetasi Xhevahir Fikaj., 47 vjeç.Ky shtetas dyshohet si autorë i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër) pas një konflikti për motive pronësie.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir gruda lad gruda xhevahir fikaj ilir gruda lad gruda xhevahir fikaj

Sondazh

Poll