Aktualitet

14 Grabitje gjatë sezonit veror në Sarandë e Ksamil! Arrestohen 3 hajdutët nga Elbasani, ruanin dhe vidhnin shtëpi, dyqane

9 Shtator 2021, 07:44 Nga DOSJA
14 Grabitje gjatë sezonit veror në Sarandë e Ksamil! Arrestohen 3

SARANDË– Nazmi Liçi, 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”; Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes” dhe Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan, janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë kryer 14 vjedhje brenda tre muajve duke terrorizuar banorët e Sarandës e Ksamilit dhe pushuesit.

Shtëpi, biznese dhe hotele kanë qenë në fokusin e të hajdutëve të cilët ruanin me një makinë luksoze të gjithë qytetin e Sarandës dhe Ksamilin. Në momentin që binte nata, tre të rinjtë, me një kapele në kokë futeshin nga dritaret dhe kryenin grabitjet. Të tre janë dërguar në komisariat dhe po merren në pyetje, në mënyrë që të zbulohen edhe bashkëpunëtorët e tyre.


14 rastet e vjedhura:

Më datë 04.07.2021, kanë vjedhur nje çantë me sende personale dhe një shumë parash.

Më datën 05.07.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. N.

Më datë 08.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në subjektin në pronësi të shtetasit V. C.

Më datë 09.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. B.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende personale në banesën e shtetases A. DH.

Më datë 20.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. S.

Më datë 22.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën me qera të shtetasit polak  M. G.

Më datë 23.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 25.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 01.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A. K.

Më datë 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.T.

Më datë 04.09.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ani lici erion bylykbashi grabitje ne sarande nazmi liçi ani lici erion bylykbashi grabitje ne sarande nazmi liçi

Sondazh

Poll