Aktualitet

A do të futet Shqipëria në zonën e kuqe? Rakacolli: Jemi në gradën e katërt të rrezikshmërisë

8 Shtator 2021, 22:49 Nga DOSJA
A do të futet Shqipëria në zonën e kuqe? Rakacolli: Jemi

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka komentuar situatën e koronavirusit në vendin tonë. E ftuar në emisionin “Open”, ajo komentoi nëse do të futemi apo jo në zonën e kuqe varet nga shifrat në kalimin e ditëve.

“Varet, nuk e dimë se çfarë do tregojnë treguesit. Prandaj shihet se cili vend e plotëson ose jo. Ne shikojmë shifrat, është proces që bazohet në shifra, e diskutime që bëhen në bazë të tyre,”-tha Rakacolli.

Ndërsa mjeku epidemiolog, Alban Ylli, tha se më shqetësues është potenciali i lartë i infektueshmërisë.

“Shifrat tregojnë se mund të futemi në listën e kuqe, rreziku për popullatën shqiptare është i madh. Pavarësisht se jemi pak më mirë se vendet rreth nesh, por jemi në rrezik. Është kategoria e katërt e riskut, kjo është më e larta dhe duhen marrë masat në të gjitha pikëpamjet. Për fat nga termi i vdekjeve dhe rasteve të rënda jemi më mirë, por nga qarkullimi në komuntetit jemi të eskpozuar nga rrezik i lartë.Vaksinimi duhet të jetë strategjia kryesore, zgjidhja kryesore. Megjithatë potenciali i virusit për të bërë dëme, është më i ulët,”-tha Ylli.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alban ylli mira rakacolli pandemia e koronavirusit ne shqiperi alban ylli mira rakacolli pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll