Sport

VIDEO/Ndaj San Marinos fitore që vlen dyfish, Anglia na bën nder, barazon me Poloninë dhe dërgon kuqezinjtë në vendin e dy

8 Shtator 2021, 20:39 Nga DOSJA
VIDEO/Ndaj San Marinos fitore që vlen dyfish, Anglia na bën nder,

ELBASAN– Shqipëria nuk e diskuton San Marinon në raundin e gjashtë të kualifikueseve të Kupës së Botës Katar 2022. Kuqezinjtë fitojnë me shifrat 5-0 në Elbasan në një ndeshje totalisht të dominuar nga kuqezinjtë. Në minutën e 32′ Rey Manaj shënoi golin e avantazhit.VAR konfirmoi kontrollin me gjoks të topit nga Manaj, duke legjitimuar avantazhin kuqezi.

Në pjesën e dytë, Reja hodhi në fushë dy sulmues menjëherë me rifillimin e lojës. Roshi e Broja, për Bajramin e Trashin. Shqipëria mbajti inisiativën, duke rritur rrezikshmërinë e në minutën e 58 Laçi siguroi rezultatin me golin e dytë. Tre minuta më pas Shqipëria bën tris me lojtarin që kishte vetëm 16 minuta në fushë. Goli i dytë radhazi për Armando Brojën dhe i dyti me fanellën kuqezi.

Shkodrani mori një pasim nga Roshi në qendër të zonës në minutën e 61 dhe shkarkoi të djathtën në rrjetë, për trisin kuqezi. Në minutën e 68′ Hysaj shënoi golin e katërt, ndërsa për të mbyllur këtë ndeshje, Uzuni do të shënonte në minutën e 81′. Një fitore e rëndësishme, ndikuar edhe nga suksesi i Anglisë ndaj Polonisë me shifrat 0-1 në Varshavë dhe tani kuqezinjtë mbyllin kualifikueset e shatorit në vendin e dytë në kuotën e 12 pikëve në Grupin I.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport polonia san marino shqiperia polonia san marino shqiperia

Sondazh

Poll