Bota

Ndodh në Rodos! Partneri i nënës tentoi ta përdhunonte, e mitura i denoncon, në pranga përfundon shqiptari

8 Shtator 2021, 15:12 Nga DOSJA
Ndodh në Rodos! Partneri i nënës tentoi ta përdhunonte, e

GREQI– Ishulli i Rodosit është tronditur nga raportimi i një të miture për tentativë përdhunimi nga partneri i nënës së saj! Sipas mediave greke, 28-vjeçari shqiptar, banues në Ialyssos po gjykohet për tentativë përdhunimi dhe abuzimi me të mitur.

Nëna e 14-vjeçares së bashku me partnerin jetonin me tre fëmijët e saj, dy prej të cilëve nga një martesë e mëparshme, në një apartament në Rodos që nga marsi i 2015-ës. Për të qëndruar vetëm me partnerin, ajo mori një shtëpi me qira për fëmijët e mitur, të cilët do të ishin nën mbikqyrjen e motrës së saj.

Në qershor të vitit 2017, teksa ishin vetëm në shtëpi, 28-vjeçari dyshohet të ketë thirritur vajzën e mitur në dhomën e tij ku e priste i zhveshur dhe ka tentuar ta përdhunojë. Ajo e ka luftuar duke bërë që ai të bjerë në tokë dhe është larguar menjëherë.

E mitura ka treguar gjithashtu, se po gjatë kësaj periudhe është dhunuar fizikisht nga e ëma, e cila e sipas saj, e godiste me duar dhe objekte si shufra fshese, në pjesë të ndryshme të trupit. Nëna dyshohet ta ketë dhunuar të miturën pasi ajo nuk kishte mundësi të kujdesej për vëllezërit e vegjël për shkak të detyrimeve shkollore.

Dy të pandehurit i kanë mohuar akuzat e vajzës së mitur. Nëna ka thënë për policinë se vajza e saj po gënjen në mënyrë që të mund të jetojë me babain e saj biologjik, pasi ai i toleron sjelljet të cilat ajo vetë ia ka ndaluar.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni tentative për pérdhunim tentative për pérdhunim

Sondazh

Poll