Politike

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë/ Tabaku: Taksat e larta, prodhojnë korrupsion dhe monopol+oligarki

8 Shtator 2021, 12:19 Nga DOSJA
Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë/ Tabaku: Taksat e larta,

KOSOVË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar raportin e publikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për ekoniminë në Shqipëri. Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se kjo është rënia me e madhe e besimit në ekonomi, me vetëm 37.6 %  bizneseve amerikane që mendojnë se ekonomia do të ecë për mirë. Ajo shkruan se që nga momenti që indeksi u krijua në vitin 2012, kjo është përqindja më e ulët. Tabaku gjithashtu ka shtuar se rënia e besimit në ekonomi ka ardhur për shkak të taksave të larta, të cilat prodhojnë korrupsion. Ndërsa si zgjidhjen e vetme për këtë është ndryshimi i kursit.

Postimi i Plotë:

Rënia më e madhe e besimit në ekonomi,  37.6 %  bizneseve amerikane mendojnë që ekonomia do ecë për mirë, niveli më i ulët që kur indeksi u krijua ne 2012. Raporti i fundit i AmCham është një sinjalizim i një krize të thellë besimi që nuk mund të anashkalohet me debate të pasinqerta, as me propagandën e ditës.

Kjo ka sjellë dhe rënien e besimit të biznesit në ekonomi, pasi indeksi ka shkuar në 37.66 duke prekur nivelin më të ulët që nga 2012. Arsyet kryesore të humbjes së shpresës dhe besimit në ekonomi janë: taksat e larta që prodhojnë korrupsion dhe monopol+oligarki.

–     60% e bizneseve të intervistuara janë kundër sistemit të taksave dhe tatimeve të ngritura nga everia. E konsiderojnë të pandershëm dhe jo të drejtë.

–    Taksat e larta dhe të padrejta prodhojnë një sistem të korruptuar ku nuk është më i miri që përfiton por më i pandershmi.
33.4% e bizneseve shprehen se niveli i korrupsionit është rritur ndjeshëm dhe që është në çdo qelizë të shoqërisë dhe qeverisë.

–        Ekonomi e centralizuar dhe komanduar nga oligopolet dhe monopolet. Indeksi i një ekonomie jo të lirë por të qeverisur nga monopolet dhe oligopolet është përkeqësuar pasi ky indikator është i tretë në renditje dhe më i përkeqësuari.

Janë këto triniteti i të këqijave që më pas prodhon një burokraci të madhe, tarifa dhe letra të pafundme që më shumë i hanë kohë biznesit në zyra se sa i japin mundësi të prosperojë.

Zgjidhja e vetme është që të ndryshohet kursi, por askush nuk beson se kjo mazhorancë dhe kjo qeveri do të ndryshojë kursin. Sa më shumë kjo qeveri vazhdon të ushtrojë pushtetin e saj aq më shumë do të rritet pakënaqësia, varfëria dhe bizneset do të fundosen.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike indeksi vjetor i 2020 jorida tabaku indeksi vjetor i 2020 jorida tabaku

Sondazh

Poll