Bota

Detaje nga zjarri në Gjakovë, dy fëmijë humbën jetën, tre të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë

8 Shtator 2021, 10:22 Nga DOSJA
Detaje nga zjarri në Gjakovë, dy fëmijë humbën

KOSOVË– Detaje të reja kanë dalë rreth zjarrit që i mori jetën dy fëmijve në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët ishin kushërinj.

Sipas të dhënave nga policia tre familjarë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë shoqëruar në spital, ku njëri paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe bëhet e ditur se bëhet fjalë për prindin e njërit prej fëmijëve të vdekur.

Perveç dy viktimave edhe 3 persona kanë pësuar lëndime trupore. Sipas informacioneve të lënduarit kanë pësuar vjellje dhe prerje nga xhamat dhe drunjtë që kanë rënë si pasojë e zjarrit. Të lënduarit janë familjarë të viktimave dhe personi që është në gjendje më të rëndë shëndetësore është prindi i njërit prej viktimave”, tha Lumni Graishta, drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë.

Hetimet po vijojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, teksa deri më tani nuk dihet asgjë për mënyrën se si ndodhi zjarri që la dy të vdekur e tre të lënduar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora zjarr ne gjakove zjarr ne gjakove

Sondazh

Poll