Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Tiranë, u pikas nga kalimtarët në Sharrë

8 Shtator 2021, 10:03 Nga DOSJA
Gjendet një trup i dekompozuar në Tiranë, u pikas nga

TIRANË– Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur mesditën e sotme në Vaqarr të Tiranës. Trupi është konstatuar nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar dhe policinë. Kufoma është dërguar për ekspertizë në mënyrë që të zbulohet shkaku i vdekjes.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një endacak apo emigrant, të cilit ende nuk i është zbardhur identiteti.

Njoftimi i policisë:  Rreth orës 09:45, në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarr, është gjetur një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull. Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjendet nje trup ne sharre gjendet nje trup ne sharre

Sondazh

Poll