Bota

Grabitje spektakolare në mes të Parisit, autorët të veshur ‘elegantë’ vodhën mbi 10 milion euro bizhuteri në

8 Shtator 2021, 08:23 Nga DOSJA
Grabitje spektakolare në mes të Parisit, autorët të veshur

FRANCË-Mund të jetë një skenar filmi Hollivudi ose një Casa de Papel në një version real. Një grup grabitësish arritën të depërtojnë në një dyqan të madh bizhuterish të zinxhirit Bvlgari, të vjedhin bizhuteri me vlerë mbi 10 milionë euro dhe të shpëtojnë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Paris të Francës, në një nga rrugët më të ngarkuara me turistë në kryeqytet. E gjitha filloi në mesditë, kur tre burra elegantë, të cilët, sipas dëshmitarëve kishin veshur kostume të shtrenjta, por me armë automatike në duar, sulmuan dyqanin e bizhuterive Bvlgrai në Sheshin Vadom. Skenat që u shpalosën ishin një kopje e Casa de Papel.

Nën kërcënimin e të shtënave me armë, të gjithë u shtrinë në dysheme me kokën ulur dhe duart mbi kokë. Në panik, një roje arriti të shtypë butonin e alarmit të heshtur, i cili ishte i lidhur me sistemin e policisë. Grabitësit rrëmbyen bizhuteri me vlerë më shumë se 10 milionë euro dhe zbatojnë planin e tyre të arratisjes. Tre grabitësit me kostum po i prisnin jashtë dyqanit një makinë dhe katër bashkëpunëtorë të tjerë me skutera.

Policia u njoftua për grabitjen rreth orës 12 të mesditës. Të tre grabitësit, hipën në makinë ndërsa malli i vjedhur ju dha katër bashkëpunëtorëve, të cilët prisnin me motorra jashtë.

Policia u përpoq t’i ndalonte ku plumbat ranë dhe një nga autorët u plagos në këmbë dhe u arrestua. Autori i dytë kishte gjetur një vend të fshehur në një parking nëntokësor, ku u gjend dhe u prangos. I treti, megjithatë, u arratis dhe kërkohet së bashku me katër të tjerët dhe gjithë malli prej 10 milionësh.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota grabitje ne paris grabitje ne paris

Sondazh

Poll