Bota

‘Të ruhet ligji i sheriatit’, lideri suprem taleban jep porosinë e parë për qeverinë e sapozgjedhur

8 Shtator 2021, 08:01 Nga DOSJA
‘Të ruhet ligji i sheriatit’, lideri suprem taleban jep

AFGANISTAN– Talebanët shpallën formimin e qeverisë së re të përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI si ministër i brendshëm.

Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkëthemeluesin e talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës, u tha një zëdhënës gazetarëve. Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.

Sipas Ajlazeera, në një deklaratë të martën, Mullah Haibatullah Akhunzada, udhëheqësi suprem i talebanëve, tha se qeveria e re do të punojë drejt ruajtjes së ligjit të sheriatit në Afganistan.

Unë i siguroj të gjithë bashkatdhetarët se figurat do të punojnë shumë drejt respektimit të rregullave islame dhe ligjit të sheriatit në vend,” tha Akhundzada.

Ai u tha afganëve se udhëheqja e re do të siguronte paqe të qëndrueshme, prosperitet dhe zhvillim, duke shtuar se njerëzit nuk duhet të përpiqen të largohen nga vendi.

Të gjithë do të marrin pjesë në forcimin e sistemit dhe Afganistanit dhe në këtë mënyrë, ne do të rindërtojmë vendin tonë të shkatërruar nga lufta.”-tha ai.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mullah mohammad hassan akhund talebanet krijojne qeverine e re mullah mohammad hassan akhund talebanet krijojne qeverine e re

Sondazh

Poll