Bota

Tërmeti i fuqishëm godet Meksikën, shkakton të paktën 1 viktimë dhe dhjetëra të plagosur

8 Shtator 2021, 07:05 Nga DOSJA
Tërmeti i fuqishëm godet Meksikën, shkakton të paktën 1

MEKSIKË– Një tërmet i fuqishëm ka goditur juglindjen e Meksikës mbrëmjen e kaluar, duke shkaktuar të paktën një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mediat ndërmokmbëtare shkruajnë se lëkundja u regjistrua rreth orës 20:45, me magnitudë 7.0, në lindje-verilindje të Los Órganos de San Agustín, rreth 8 milje nga qyteti turistik i bregdetit të Paqësorit, Acapulco. Ajo u mat në një thellësi fillestare prej 7.8 milje (12.6 kilometra) dhe paniki që shkaktoi bëri që të ndërpritej edhe një ndeshje ‘lucha libre’ në Arena México në Mexico City.

USGS ka raportuar se tërmeti ishte i cekët dhe ndodhi rreth 12.5 kilometra nën sipërfaqe dhe kjo gjë bëri që të ndihej akoma më shumë. Trenat dhe të tjera shërbime u ndaluan pasi konsiderohen të rrezikshme kur ka lëkundje toke. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për rifillimin e tyre, pasi autoritetet janë përqëndruar në dhënien e ndihëms së nevojshme pë rata që kanë mbetur të plagosur si pasojë e shembjes së ndërtesave. Të tjerë qytetarë janë të pastrehë dhe pritet të akomodohen në struktura shtetërore.

Meksika është një vend që goditet nga tërmetet për shkak të pozicionit gjeografik që ka, buzë pllakës tektonike të Amerikës së Veriut. Ky vend ka kaluar dy histori të tmerrshme si pasojë e tërmeteve të mdha, në vitin 1985 kur u shkaktuan 9 mijë e 500 njerëz dhe në vitin 2017. Tashmë është dhënë dhe alarmi për tsunami gjë që ka shkaktuar akoma më shumë panik tek banorët.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota termet ne meksike termet ne meksike

Sondazh

Poll