Bota

Stilistja shqiptare fiton çmimin prestigjioz të Fondacionit “Louis Vuitton”, Rama: Çfarë krenarie!

8 Shtator 2021, 07:07 Nga DOSJA
Stilistja shqiptare fiton çmimin prestigjioz të Fondacionit

TIRANË– Stilistja shqiptare, Nensi Dojaka ka fituar çmimin prestigjioz të Fondacionit “Louis Vuitton” për stilistët e rinj. Këtë lajm e ka bërë publik kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili është shprehur krenar për të renë.

“NENSI DOJAKA fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj. Çfarë talenti Çfarë krenarie”, komenton Rama.

Fitimi i këtij çmimi të rëndësishëm, u raportua në mediat e njohura si ‘New York Times’, ‘The Cut’, ‘Dazed’.

Me origjinë nga Shqipëria dhe banim në Londër, Dojaka kohët e fundit u diplomua në Central Saint Martins dhe filloi linjën e saj me të njëjtin emër në vitin 2017. Ajo bëri emër në skenën e modës në Londër vitin e kaluar përmes Fashion East – një organizatë e përkushtuar për talentet e reja të modës. Dojaka është bërë e njohur për veshjet e saj me rrip spageti të frymëzuar në vitet ’90 dhe pjesët e endura të ndërtuara me kujdes.‘- shkruan ‘The Cut’

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora edi rama nensi dojaka edi rama nensi dojaka

Sondazh

Poll