Bota

RENDITJA/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, tërhiqet shorti për renditjen e partive politike në fletvotim

8 Shtator 2021, 06:31 Nga DOSJA
RENDITJA/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, tërhiqet shorti për

KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. Mësohet se numrat që janë tërhequr kanë filluar nga 101 deri në 189.  Ndërkohë që partitë politike do të mbajnë numrat:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)- 121

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)- 144

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)- 177

Nisma Socialdemokrate- 119

Aleanca Kosova e Re (AKR)- 149

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)- 160

Për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë e koronavirusit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që të shkurtohet fushata zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë.

Pro saj ishte edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili tha se duhet t’i jepet prioritet ruajtjes së shëndetit publik, ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kërkoi që fushata të zgjasë vetëm pesë ditë.

Javët e fundit, Kosova ka shënuar rritje të madhe të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus, ku vetëm në dy ditët e fundit kanë humbur jetën 56 persona. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata është paraparë të nisë më 15 shtator.

(I.A;d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora lumir abdixhiku memli krasniqi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 lumir abdixhiku memli krasniqi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll