Bota

‘Ai ka probleme shumë serioze’, veprimet e tij së fundmi ngrejnë dyshime mbi shëndetin e presidentit turk

8 Shtator 2021, 06:23 Nga DOSJA
‘Ai ka probleme shumë serioze’, veprimet e tij së fundmi

TURQI-Skenarë të rinj janë zhvilluar ditët e fundit për gjendjen shëndetësore të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Analisti politik turk, Cevheri Güven dha detaje rreth çështjes, duke folur në një emision ku sipas tij disa veprime të fundit të Erdogan lënë të dyshosh.

Është e vështirë për të t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, ka një ekran shumë të madh prapa gazetarëve dhe ai duhet t’i përgjigjet pyetjeve që i bëhen, të cilat janë përgatitur paraprakisht, duke lexuar tekstet në këtë ekran. Ai me të vërtetë ka probleme shumë serioze me shëndetin e tij, “- tha analisti.

Ai vazhdoi duke thënë se pas 15 korrikut, Erdogan i dha komandën e plotë të Forcave të Armatosura të Ankarasë Hulusi Akar dhe u bënë disa ndryshime shumë të rëndësishme ligjore. Prandaj, forcat komanduese ajrore, detare dhe tokësore janë drejtpërdrejt nën Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare dhe jo më nën kontrollin e tij.

Nga Ankaraja, megjithatë, ata i përgjigjen skenarëve për shëndetin e presidentit turk, duke iu atribuar lodhjes nga orari i tij i ngjeshur.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cevheri güven rexhep taip erdogan cevheri güven rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll