Aktualitet

Zjarri në Panaja! Arrestohen dy banorët që dyshohet se ndezën flakët, ndiqet penalisht i mituri

8 Shtator 2021, 06:13 Nga DOSJA
Zjarri në Panaja! Arrestohen dy banorët që dyshohet se

VLORË– Zjarri që përfshiu ditën e djeshme fshatin Panaja në Vlorë ishte i qëllimshëm. Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona dhe po ndjek penalisht një të tretë për veprën penale të “zjarrvënies së qëllimshme”.

Në pranga ka përfunduar Sardi Dalipaj, 26 vjeç, banues në fshatin Bishan dhe Fatmir Rrapaj, 64 vjeç, banues në fshatin Mifol (punonjës të një firme pastrimi) si dhe procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi i mitur me iniciale E. D, 14 vjeç. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë ndezur zjarr, për djegien e mbeturinave, anës rrugës së vjetër Vlorë-Novoselë dhe si pasojë zjarri, i favorizuar dhe nga era, ka dal jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke me ullinjë dhe bimësi të ndryshme në fshatrat Panaja dhe Bestrovë. Zjarri që nisi mesditën e djeshme la pas sipërfaqe të mëdha toke të djegura, banorët në panik dhe shkaktoi bllokim rrugësh.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dogjën me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimësi, vihen në pranga dy shtetas nga policia e Vlorës, ndërsa procedohet penalisht një i mitur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasit: Sardi Dalipaj, 26 vjeç, banues në fshatin Bishan dhe Fatmir Rrapaj, 64 vjeç, banues në fshatin Mifol (punonjës të një firme pastrimi) si dhe proceduan në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasin e mitur me iniciale E. D., 14 vjeç. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë ndezur zjarr, për djegien e mbeturinave, anës rrugës së vjetër Vlorë -Novoselë dhe si pasojë zjarri, i favorizuar dhe nga era, ka dal jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke me ullinj dhe bimësi të ndryshme në fshatrat Panaja dhe Bestrovë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fatmir rrapaj sardi dalipaj zjarrevenie e qellimshme fatmir rrapaj sardi dalipaj zjarrevenie e qellimshme

Sondazh

Poll