Aktualitet

Deri në 159 km/h në Tiranë-Durrës! Pezullohen 9 patenta gjatë natës nga Policia Rrugore, ndëshkohen 26 drejtues mjetesh,

8 Shtator 2021, 05:49 Nga DOSJA
Deri në 159 km/h në Tiranë-Durrës! Pezullohen 9 patenta

TIRANË– 9 leje drejtimi janë pezulluar gjatë natës që lamë pas për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar. Në njoftimin e Policisë Rrugore bëhet me dije se si pasojë e kontrolleve në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 130 km/h deri në 159 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

Gjithashtu janë vendosur 26 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vijon monitorimi me radar i qarkullimit të automjeteve në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë. Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet e pandërprera 24/7 me në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 130 km/h deri në 159 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë. Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 9 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 26 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër. Një prej drejtuesve të mjeteve të konstatuar me shpejtësi 144 km/h ishte i shpallur alert nga DVP Durrës pasi ishte larguar nga vendi i aksidentit. Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, dhe nga Korça deri në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore tirane-durres policia rrugore tirane-durres

Sondazh

Poll