Aktualitet

Zhduken nga Shqipëria bangladeshasit, ikin drejt vendeve të BE, Policia nis hetimet

7 Shtator 2021, 23:06 Nga DOSJA
Zhduken nga Shqipëria bangladeshasit, ikin drejt vendeve të BE,

TIRANË– Shqipëria duket se shërben vetëm për diçka: Vend tranzit drejt atyre të Bashkimit Europian. Shtetasit nga Bangladeshi dhe India kanë shfrytëzuar kontratën e punësimit në Shqipëri për t’u larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian. ABC raporton se gjatë dy muajve të fundit, policia ka ushtruar kontrolle në ato biznese ku këta persona kanë pasur një kontratë pune por asnjë prej tyre nuk ka qenë në punë.

Burime nga Policia e Shtetit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për rreth 50 shtetas nga Bangladeshi që janë larguar nga kufiri i gjelbër, me destinacion vendet e BE-së.

Ndaj Policia ka gjobitur bizneset me gjobë 100 mijë lekë të reja, ndërkohë që paralelisht kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një rrjet të strukturuar kriminal në trafikimin e tyre.

Kërkesat e bizneseve, dorëzuar pranë policisë kufitare për të punësuar bangladeshasit, kanë qenë në fushën e ndërtimit dhe hoteleri-turizëm, si kuzhinierë e kamerierë. Madje prurjet e reja u “bekuan” edhe nga kryeministri Edi Rama.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bangladeshasit në shqipëri bangladeshasit në shqipëri

Sondazh

Poll