Bota

Kishte marrë vetëm një dozë Sinovac, 116-vjeçarja i mbijeton koronavirusit

7 Shtator 2021, 20:50 Nga DOSJA
Kishte marrë vetëm një dozë Sinovac, 116-vjeçarja i

TURQI- Ayse Karatay është një grua turke 116-vjeçare që kaloi koronavirusin. Sipas agjensisë turke të lajmeve DHA, e moshuara u shtrua në spital muajin e kaluar, ku rezultoi pozitive me Covid-19.

Gjendja e saj u përkeqësua dhe mjekët e shtruan në terapi intensive. Por, pas 3 javësh aty, gjendja e saj shëndetësore u përmirësua dhe doli nga spitali. Djali i saj u shpreh se 116-vjeçarja kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës kineze Sinovac.

“Nëna ime u sëmur në moshën 116 vjeç dhe qëndroi në njësinë e kujdesit intensiv për tre javë … Shëndeti i saj është shumë i mirë tani dhe ajo po bëhet më mirë,”-tha ai.

Ayse Karatay bëhet në këtë mënyrë personi i dytë më i moshuar që i mbijeton koronavirusit, kjo pasi vendin e parë e mban  një murgeshë franceze, e cila u infektua me Covid-19 në moshën 117 vjeç dhe e kaloi me simptoma shumë të lehta.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ayse karatay ayse karatay i mbijeton covid ayse karatay ayse karatay i mbijeton covid

Sondazh

Poll

Bota 7 Shtator 2021, 20:03

BRUKSEL– Një kthesë që lejon Evropën të shikojë drejt së ardhmes me pak më shumë shpresë shihet raporti i fundit t Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit...