Bota

Të dhëna tragjike nga Kosova, brenda 24 orësh dy të rinj humbën jetën nga Covid-19

7 Shtator 2021, 20:27 Nga DOSJA
Të dhëna tragjike nga Kosova, brenda 24 orësh dy të rinj

KOSOVË– Nuk ndalen rastet tragjike të humbjes së jetës nga Covid-19 në Kosovë, ku nuk janë kursyer dhe moshat e reja.

Në 24 orët e fundit një 22-vjeçare nga Gjilani ka humbur jetën nga infektimi, si dhe një i ri rreth të njëzetave.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli. Ai tha se 22-vjeçarja fillimisht ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit, por që e njëjta është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së saj.

Po ka vdekur sot. Ka ardh tek ne por për shkak të gjendjes është dërguar në QKUK. Ka vdekur sot në mëngjes. I shprehi ngushëllime familjes së saj dhe të gjithë familjarëve që i kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus”, tha Ismajli.

Ndërkohë lajmin për humbjen e të riut e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit B.R, përmes një njoftimi mortor në rrjetin social Facebook. Ai ka bërë me dije se varrimi do të bëhet ditën e mërkure pas namazit të drekës, që i bie në ora 13:00.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit u shënuan 28 viktima nga koronavirusi.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove ukshin ismajli koronavirusi ne kosove ukshin ismajli

Sondazh

Poll

Bota 7 Shtator 2021, 20:03

BRUKSEL– Një kthesë që lejon Evropën të shikojë drejt së ardhmes me pak më shumë shpresë shihet raporti i fundit t Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit...