‘Nëna kërkonte vëllain, e vëllai nënën’, flet i afërmi që humbi dy familjarët nga Covidi: Haram iu qoftë Albin Kur
7 Shtator 2021, 20:36Nga DOSJA
KOSOVË– Familjes Arifi nga Gjilani i kanë vdekur dy anëtarë të familjes nga koronavirusi.
Përgjatë ditës së djeshme, u raportua se kanë vdekur nënë e bir si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi. Një gjë të tillë e konfirmoi kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ekipi i T7 ka qëndruar tek shtëpia e të ndjerëve. Mediumi ka arritur të marrë në prononcim nga familjari, i cili u nis nga mërgimi pasi dëgjoi se anëtarët ishin të infektuara me Covid-19.
“Ni vlla më tregoi edhe erdha, por erdha si vonë pak. Kur erdha ken në spital në Gjilan, e nana u kanë në shpi. Këto se kena çu, e kena mbajtë me oksigjen në shpi, s’mujtëm me e shpëtu. Të njëjtën kohë kur iu keqsojke gjendja vëllait në spital, ai më vetke për nanën, nana për vëllain”, deklaroi ai për T7.
Familjari rrëfen se pati eksperienca të këqija në Spitalin e Gjilanit.
“Mjektë e Gjilanit i kem pagu privat, me na ardhë në shtëpi, qata mjektë që punojshin në Gjilan. Këtu është katastrofë, vetë e kam fshi dhomën në spital, nuk vijshin me e fshi”, ka shtuar tutje familjari.
I njëjti ka hedhur akuza ndaj institucioneve të Kosovës e krerëve shtetërorë.
“Haram ju koftë krejtëve, me Albin Kurt, e me Vjosa Osmani, që i lirun këto dasma e këto sene palidhje”, ka thënë ai.
Familjarët e tjerë nuk pranuan të flasin, por prapa kamerave e kanë konfirmuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore./Express/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI– Shefi Ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot tha se dozat përforcuese të vaksinës COVID-19 mund të mos jenë të nevojshme për të gjithë në Britani...
KOSOVË– Nuk ndalen rastet tragjike të humbjes së jetës nga Covid-19 në Kosovë, ku nuk janë kursyer dhe moshat e reja.Në 24 orët e fundit një 22-vjeç...
KOSOVË– Ditën e sotme talebanët njoftuan formimin e qeverisë së përkohshme në Afganistan ku shpallën dhe emrat e kabinetit.Qeveria do të udhëhiqet nga Mull...
Bota 7 Shtator 2021, 20:03
BRUKSEL– Një kthesë që lejon Evropën të shikojë drejt së ardhmes me pak më shumë shpresë shihet raporti i fundit t Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit...
SHBA– Pak para premierës së serialit mbi skandalin seksual që për pak mbylli presidencën e Bill Clinton, Monica Lewinsky tha se nuk ka më nevojë për ndjesën e i...
ANGLI– Pamjet e publikuara disa javë më parë nga “The Sun” të ish-ministrit, Matt Hancock dhe sekretares së tij duke u puthur, duket se nuk janë haruar ende.Ish...
KOSOVË– Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arrestimit si rezultat i një aktiviteti të këtij subjekti politik pranë v...
SERBI– Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, vlerësoi se ngjarjet në Cetinje të Malit të Zi të dielën tregojnë qartë se sa e rëndës...
KOSOVË– Tashmë situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë problematike, ku shifrat e jetëve të humbura dhe infektimeve ditore mbeten të larta.Ra...
KOSOVË– Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se prej një jave i ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti me shqetësimet ...