Bota

‘Pse mos me i provu edhe këta niherë’, Buzhala ‘thumbon’ qeverinë e Kosovës pas shpalljes së kabinetit me 6 ministr

7 Shtator 2021, 20:18 Nga DOSJA
‘Pse mos me i provu edhe këta niherë’, Buzhala

KOSOVË– Ditën e sotme talebanët njoftuan formimin e qeverisë së përkohshme në Afganistan ku shpallën dhe emrat e kabinetit.

Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkëthemeluesin e talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës, dhe do të përbëhet nga 6 minista dhe dy zv kryeministra. Kjo nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga gazetari Berat Buzhala, i cili ka ironizur me anë të një statusi në Facebook ku është shprehur se kjo po që është një qeveri që punon për popullin.

‘Qe vella, cka osht nje qeveri e vogel, me pak ministra, qeveri qe punon per popull. Gjashte ministra, dy zevendeskryeministra edhe nje kryeminister.’-shkruan Buzhala.

Buzhala vijon duke u shprehur se kjo duket si zgjidhje reale për rimëkëmbjen e një shteti ku pika kryesore është lufta e korrupsionit dhe më pas zhvillimi ekonomik duke thumbuar kështu analistët pro Albin Kurtit para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. 

Postimi i plotë:

Qe vella, cka osht nje qeveri e vogel, me pak ministra, qeveri qe punon per popull. Gjashte ministra, dy zevendeskryeministra edhe nje kryeminister. Plus qe, cka lexova deri qitashte, fokusi i kesaj qeverie kish me qene lufta e korrupsionit. Per kete arsye theksi eshte vu te drejtesia. Ka minister te puneve te brendshme, minister te drejtesise, minister te mbrojtjes, minister te informatave. Pa u luftu korrupsioni nuk ka zhvillim ekonomik. Ta shohim, une nuk po du me paragjyku kurrgjo. Pse mos me i provu edhe keta nihere? Qe 20 vjet kurrgjo mire ne Afganistan nuk ka pase. Hajni, krim, korrupsion, nepotizem.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota berat buzhala mullah mohammad hassan akhund talebanet krijojne qeverine e re berat buzhala mullah mohammad hassan akhund talebanet krijojne qeverine e re

Sondazh

Poll

Bota 7 Shtator 2021, 20:03

BRUKSEL– Një kthesë që lejon Evropën të shikojë drejt së ardhmes me pak më shumë shpresë shihet raporti i fundit t Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit...