Bota

‘Unë nuk kam nevojë për ndjesën e tij’, Lewinsky flet pak para publikimit të serialit mbi skandalin seksual që për pa

7 Shtator 2021, 19:47 Nga DOSJA
‘Unë nuk kam nevojë për ndjesën e tij’, Lewinsky

SHBA– Pak para premierës së serialit mbi skandalin seksual që për pak mbylli presidencën e Bill Clinton, Monica Lewinsky tha se nuk ka më nevojë për ndjesën e ish-presidentit Clinton

“Unë nuk kam nevojë për ndjesën e Clinton, por ai duhet të dëshirojë vetë të më kërkojë ndjesë, ashtu siç do doja unë tu kërkoja falje njerëzve të cilët e di që i kam lënduar”.- tha Lewinsky.

Sipas NBC, 48-vjeçarja e cila bashkëpunoi për prodhimin e serialit prej 10 episodesh, “Impeachment: American Crime Story” tha se të shihte në ekran skandalin që i ndryshoi jetën ishte e vështirë dhe sfiduese për të.

“Jam nervoze për faktin që njerëzit do shohin momentet më të këqija të jetës timë dhe shumë veprime të miat për të cilat jam penduar”, u shpreh ajo.

Lewinsky shtoi se ishte krenare për veten dhe punën e bërë me serialin, por rekomandoi të mos shihej nga të rinjtë sepse shumë skena, të cilat ajo i ka jetuar realisht, ishin të sikletshme.

Monica Lewinsky ishte vetëm 24 vjeç kur kolegia e saj, Linda Tripp filmoi fshehtas rrëfimin e saj për marrdhënien që kishte me presidentin ne detyrë të asaj kohe, Bill Clinton, duke përfunduar në faqet e para të cdo gazete në botë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bill clinton monica lewinsky bill clinton monica lewinsky

Sondazh

Poll