Bota

‘Mbrojtja e UÇK-së detyrë’, Molliqaj reagon për herë të parë pas arrestimit të sotëm

7 Shtator 2021, 19:29 Nga DOSJA
‘Mbrojtja e UÇK-së detyrë’, Molliqaj reagon

KOSOVË– Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arrestimit si rezultat i një aktiviteti të këtij subjekti politik pranë vendit ku po mbante konferencë kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Molliqaj ka vlerësuar se mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës, derisa ka shtuar se ata që nuk e mbrojnë, marrin pozicion kundër Ushtrisë Çlirimtare

Ky është reagimi i parë i Molliqajt pas arrestimit nga Policia e Kosovës, derisa ai dhe partia e tij po zhvillonin një aktivitet në prani të objektit ku mbante konferencë Trandafilova.

Postimi i plotë:

MBROJTJA E UÇK-SË ËSHTË DETYRË E KOHËS

Sot kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale, jashtë e brenda vendit, mbrojtja e saj është detyrë e kohës. Është mbrojtje e shtetit të Kosovës. Sepse nuk qëndron dot, e fortë dhe e sigurt, një ndërtesë që ia gërryejnë themelin.

Kur nuk e mbron UÇK-në, tashmë je rreshtuar. Ke marrë pozicion, kundër UÇK-së. Prandaj i arreston ata që e mbrojnë. Prandaj i mbron, i ngritë lartë, e u jep pozita atyre që e luftojnë.

Ndërkaq dhuna ndaj nesh, nuk është thjeshtë dhunë ndaj nesh. Është dhunë e mosdurimit të pushtetit sa herë që i shpaloset pozicioni i tij i gabuar.

Po ky pushtet, me këtë mënyrë të të menduarit, u ka dhënë zemër fraksioneve brenda policisë që janë kundër UÇK-së. U ka dhënë zemër të sillen dhunshëm ndaj kujtdo që është kundër qeverisë. Prandaj dhuna e shfrenuar.

Sot mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës. Është detyrë e secilit. Është detyrë që do të kryhet, pavarësisht çfarë dhune nxjerrë pushteti përballë.

Lajmi kryesor/ Kryetarja e Gjykatës Speciale viziton Kosovën, PSD-ja e shpall ‘nongrata’/ Lirohet kreu i PSD dhe aktivistët e tjerë, Besa Shahini: Albin Kurti do të shuajë zërat opozitarë

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora  dardan molliqajt ekaterina trendafilova  dardan molliqajt ekaterina trendafilova

Sondazh

Poll