Bota

Rritja e çmimit të energjisë në Greqi, protestuesit hyjnë në ambjentet e ministrisë duke hedhur bojë dhe fletushka

7 Shtator 2021, 18:49 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të energjisë në Greqi, protestuesit

GREQI– Mbi 20 anarkistë grekë hynë në ambjentet e Ministrisë e Mjedisit dhe Energjisë të martën pasdite, me autoritetet që proceduan me 24 arrestime.

Sipas mediave greke, rreth 20-30 persona sulmuan Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë, duke hedhur bojë në të gjitha katet, teksa u përpoqën të hynin në zyrën e ministrit, Kostas Skrekas.

Fillimisht, dy persona hynë në ministri dhe më pas u dhanë shenjë të tjerëve që të hynin. Ata u ngjitën në katin e 7-të dhe arritën në zyrën e zëvendësministrit, Nikos Tagaras, si dhe në katin e dytë, në zyrën e Sekretares së Përgjithshme të Energjisë, Alexandra Sdoukou.

Ata protestuan kundër valës së shtrenjtësimit të energjisë dhe privatizimit të sektorit dhe më pas tentuan të largohen, ata hodhën fletushka dhe u drejtuan për në katet e tjera, duke u përpjekur, ndër të tjera, të hynin zyrën e ministrit Kostas Skrekas, e vendosur në katin e 6 -të.

Policia u njoftua menjëherë dhe ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ende është e paqartë nëse protestuesit janë larguar. Informacioni nga burimet policore thotë se janë bërë 24 arrestime, 5 gra dhe 19 burra.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kostas skrekas proteste te ministria e mjedisit ne greqi kostas skrekas proteste te ministria e mjedisit ne greqi

Sondazh

Poll