Bota

Kryetarja e Gjykatës Speciale viziton Kosovën, PSD-ja e shpall ‘nongrata’/ Lirohet kreu i PSD dhe aktivistët e tjerë, Mo

7 Shtator 2021, 08:34 Nga DOSJA
Kryetarja e Gjykatës Speciale viziton Kosovën, PSD-ja e shpall

KOSOVË- Pas 5 orëve të mbyllur pas hekurave të qelisë së paraburgimit, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të Partisë Socialdemokrate në Kosovë janë liruar nga Policia. Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kolegët e tij, po zhvillonin një protestë gjatë kohës kur kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova po mbante një konferencë në Prishtinë, në ambientet e jashtme po zhvillonin një protestë.

Ata kanë përkatur me spraj makinën më të cilën erdhi Trëndafilova, duke shkruar në të ‘nongrata’. Ndërkohë që dy aktivistë të PSD-së, Bardh Ahmeti dhe Lisjan Perolli gjatë momentit kur Trendafilova po mbante një deklaratë, e ndërprenë duke u shprehur se ajo ishte përfaqësuese e një Gjykate të padrejtë. Ndërsa nga ata tjetër, Trendafilova u shpreh se nuk kuptonte asgjë çfarë po ndodhte, duke kërkuar ndihmën e përkthyesit. Ndërkohë që në media janë bërë virale pamjet arrestimit të bashkëshortit të ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinit.

Ky i fundit shfaqej i gjakosur në ballë, ndërsa efektivët e mbanin pa lëvizur me gjunjë. Menjëherë pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Shahini nuk i kurseu disa rreshta në rrjetet e saj sociale, duke u shprehur se kryeministri Albin Kurti po punonte për të shuar çdo zë opozitar në vend.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arrestimit si rezultat i një aktiviteti të këtij subjekti politik pranë vendit ku po mbante konferencë kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Molliqaj ka vlerësuar se mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës, derisa ka shtuar se ata që nuk e mbrojnë, marrin pozicion kundër Ushtrisë Çlirimtare

Konferenca e Trëndafilovës, sot në Kosovë, po mbahej për të dhënë të dhëna në lidhje me gjyqet që po zhvillojnë aktualisht Gjykata Speciale. Ajo tha se gjykimi ndaj Salih Mustafës do të nisë më 15 shtator, ndërkaq nga fundi i këtij muaji po ashtu pritet të nisë gjykimi edhe ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj.

Sa i përket rastit të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se puna është duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Të gjithë akuzohet se kanë kryer krime lufte në të shumëpërfolurën “Shtëpia e Verdhë”.

Të gjithë janë prangosur që nga nëntori i vitit të kaluar dhe ndodhen në paraburgim në Hagë, duke pritur nisjen e gjykimit ndaj tyre, ndërsa bëjnë thirrje për pafajësi. Gjykata Speciale apo siç quhet zyrtarisht, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por me seli në Hagë. Ajo i heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në periudhën janar 1998 deri në dhjetor 2000. 

(k.m/I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ekaterina trendafilova fidelma donlon trendafilova viziton sot kosoven ekaterina trendafilova fidelma donlon trendafilova viziton sot kosoven

Sondazh

Poll