Sherr me thika në Tiranë, një person përfundon i plagosur në spital. Në kërkim autori
TIRANË– Një sherr i çastit, i nisur mes dy të rinjve, ka përfunduar deri në përdorimin e thikave dhe me një të plagosur. Policia ka njoftuar m...
TIRANË- Një operacion anti-drogë është finalizuar sot në Paskuqan, ku në pranga ka përfunduar 44-vjeçari Haxhi Mykaj. Policia e Shtetit kishte siguruar informacione lidhur me një person që shpërndante drogë në periferi të Tiranë, duke nisur kështu edhe nga puna për arrestimin e Mykajt. Sot, gjatë pasdites ai është vënë në pranga teksa po shiste kokainë në rrugën “Azem Galica”. Në mjet, Policia i gjeti 1.32 kg kokainë dhe plot 39 thika, të cilat nuk dihet përse ipërdore. Operacioni policor u kodua “Chivas Regal”, kjo për shkak të mbështjelljes së drogës me logon e uiskit të njohur skocez. Më 18 qershor, 300 kokainë që u sekusetruan sot në Portin e Durrësit ishin të ambalazhuara me logo të markave të ndryshme. Mes tyre, ajo që ra në sy ishte edhe logoja e ‘Velho Barriero’, Whiskey-t të famshëm nga Brazili. Nuk dihet nëse droga shpërndahet nga i njëjti person, apo ambalazhimi është e gjitha një rastësi.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Chivas Regal” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen 1 kg e 32 gram me lëndë narkotike kokainë, 39 thika dhe 1 automjet, vihet në pranga poseduesi i tyre.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, si dhe për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chivas Regal” në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Haxhi Mykaj., 44 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një sherr i çastit, i nisur mes dy të rinjve, ka përfunduar deri në përdorimin e thikave dhe me një të plagosur. Policia ka njoftuar m...
VLORË– Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, duke shkrumbuar kurorën e gjelbër të zonës. E favorizu...
TIRANË– 2 mijë e 519 viktima, 12 mijë e 108 të infektuar aktivë dhe 136 mijë e 872 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi...
SHKODËR– 3 persona janë arrestuar në Shkodër, ndërsa 9 të tjerë janë ndjekur penalisht pasi zhvillonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme brenda një...
TIRANË-Gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona për vepra të ndryshme penale dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.Dy shtetas ...
KORÇË– Një video e publikuar në rrjetin social “Tik Tok” ka bërë xhiron e rrjetit, duke u kallur datën të gjithëve atyre që e kanë...
VLORË– Një 49-vjeçar nga Britania e Madhe ka ndërruar jetë teksa po bënte hiking me motoçikletën e tij buzë lumit Shushicë. Ngjarja e r...
ATHINË– Prokuroria e Athinës ka vendosur që djali i mitur i 31-vjeçares shqiptare, Anisa që u vra nga bashkëshorti i saj, Florand Shehu. Sipas...
GREQI- Një i kërkuar shqiptar në Greqi është arrestuar ditën e djeshme në kufirin ne Shqipërinë. Ilialive.gr shkruan se 40-vjeçari ishte anëtar i një ban...