Aktualitet

Do bënte hiking! Po ngjitej me motoçikletë buzë lumit Shushicë, rrëzohet dhe humb jetën 49-vjeçari nga Anglia

7 Shtator 2021, 13:56 Nga DOSJA
Do bënte hiking! Po ngjitej me motoçikletë buzë lumit

VLORË– Një 49-vjeçar nga Britania e Madhe ka ndërruar jetë teksa po bënte hiking me motoçikletën e tij buzë lumit Shushicë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:50, në fshatin Armen të Selenicës. Policia ka bërë me dije me një njoftim zyrtar se shtetasi i huaj është nisur nga Gjirokastra, për të shuar në Shushicë, ku edhe ka ndërruar jetë. E gjitha raportohet se ka ndodhur për shkak të terrenit të vështirë, që ka bërë të huajin të humbë kontrollin e mjetit, duke ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Armen, Selenicë, duke zhvilluar hiking me motoçikleta ( nisur nga Gjirokastra e duke vijuar udhëtimin në fshatin Vllahinë) konkretisht buzë lumit Shushicë, shtetasi anglez A. R, 49 vjeç, aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tpit “Husqvarna” dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit vdes anglezi ne vlore vlore policia e shtetit vdes anglezi ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shtator 2021, 13:27

POGRADEC– Pamje të tjera janë regjistruar sot nga Pogradeci, ku Policia e Shtetit ka kapur disa emigrantë të paligjshëm dhe i ka “ngjeshur” brenda një furgoni t...