Aktualitet

Babai i vrau të ëmën! Prokuroria greke vendos, djali i Florand dhe Anisa Shehut do rritet nga gjyshërit: Mund t’i ofro

7 Shtator 2021, 13:55 Nga DOSJA
Babai i vrau të ëmën! Prokuroria greke vendos, djali i Florand

ATHINË– Prokuroria e Athinës ka vendosur që djali i mitur i 31-vjeçares shqiptare, Anisa që u vra nga bashkëshorti i saj, Florand Shehu. Sipas mediave greke, djali i mitur i çiftit do të shkojë për të jetuar me gjyshërit nga ana e mamasë, të cilët kanë fituar kujdestarinë e përkohëshme. 

“Gjyshërit nga ana e nënës mund ta rrisin të miturin dhe ta mbështesin atë në të gjitha fazat e jetës së tij, siç kanë bërë deri më sot, të ofrojnë besim dhe do të punojnë pozitivisht për zhvillimin e tij,“-thuhet në vendim. Në fakt, që prej vrasjes së nënës së tij, i mituri kishte shkuar që të jetonte me gjyshërit e tij, të cilët gjithashtu janë të vendosur në Greqi.  Vendimi mund të apelohet brenda 30 ditëve, por deri më tani nuk ka asnjë reagim nga familja e vrasësit. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi më 30 Korrik dhe tronditi opinionin publik grek, pas vrasjeve të fundit, ku shqiptari vrau gruan e tij 31-vjeçare me thikë. Ai deklaroi se e kishte vrarë bashkëshorten 31-vjeçare për arsye xhelozie. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti gruan e e vdekur në dhomën e saj të gjumit aty ku 40-vjeçari e kishte vrarë duke e goditur me thikë. Ndërsa ka dyshime të forta se autori e ka përdhunuar viktimën përpara se ta qëllonte dy herë me thikë në stomak.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anisa shehu florand shehu shqiptari vret gruan ne greqi anisa shehu florand shehu shqiptari vret gruan ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shtator 2021, 13:27

POGRADEC– Pamje të tjera janë regjistruar sot nga Pogradeci, ku Policia e Shtetit ka kapur disa emigrantë të paligjshëm dhe i ka “ngjeshur” brenda një furgoni t...