Aktualitet

Rrritja e pacientëve të infektuar me Covid-19, familjarët ‘mbushin’ oborrin e infektivit të shqetësuar për të

7 Shtator 2021, 14:42 Nga DOSJA
Rrritja e pacientëve të infektuar me Covid-19, familjarët

TIRANË– 2 mijë e 519 viktima, 12 mijë e 108 të infektuar aktivë dhe 136 mijë e 872 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend.

Në njofimin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se katër persona të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të infektimit me Covid-19. Një qytetare 55 vjeçe nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra, nuk i kanë mbijetuar dot koronavirusit.

Përkeqësimi i situatës ilustrohet dhe nga pamjet e publikuara nga TopChannel jashtë ambjentit të Spitalit Infektiv, në kryeqytet. Jashtë këtij institucioni shihet numër i madh i familjarëve të cilët interesohen për gjendjen e tyre shëndetësore si dhe një lëvizje e shpeshtë e mejkëve në spital.

Pas një përkeqësimi dhe rritje të rasteve pozitive me Covid-19 u rihap pak ditë më parë edhe spitali Covid 3 ndërkohë që mbetet në gadishmvri dhe hapja e Covid-4.

Familjarët e pacientëve presin jashtë spitalin, teksa interesohen për gjendjen e tyre. Po ashtu, vihet re një lëvizje e shtuar dhe mjekëve dhe infermierëve në spital.

Janë 12,108 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 393 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,872 që nga fillimi i epidemisë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shtator 2021, 14:14

TIRANË– Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë 34 shoferë që kishin shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, ndëkohë që nuk janë kursyer edhe në gjova. P...