Aktualitet

Flakët jashtë kontrollit në fshatrat Panaja dhe Bestrovë, 2 të shoqëruar! Bllokohet rruga e vjetër nacionale Vlorë-Fier,

7 Shtator 2021, 09:59 Nga DOSJA
Flakët jashtë kontrollit në fshatrat Panaja dhe Bestrovë, 2

VLORË– Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, duke shkrumbuar kurorën e gjelbër të zonës. E favorizuar edhe nga era, shpejtësia me të cilën po përhapen flakët është e frikshme, ndërsa zjarri ka bllokuar rrugën e vjetër nacionale Vlorë-Fier. Si pasojë e daljes së flakëve shumë pranë rrugës, qarkullimi i mjeteve është ndaluar në zonë, për të mos rrezikuar jetën. 

Deri më tani raportohet se nëse flakët favorizohen ende nga era do të rrezikojnë edhe banesat në fshatin Bestrovë, që ndodhen më pak se 2 kilometra larg vatrës së zjarrit. Afërsi që ka ngjallur panik tek banorët e zonës, të cilët gjithashtu u janë bashkuar zjarrfikësve për ndihmë. Por rreziku nuk nis dhe përfundon me zjarrin. 

Temperaura e lartë ka bërë që në ferrat, ku kanë qenë të fshehura prej dekadash, të aktivizohen edhe municione luftarake, më konkretisht bëhet fjalë për bomba. Madje një prej tyre shpëetheu gjatë një transmetimi live por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

Ndërkohë që deri më tani Policia deri më tani ka arrestuar 2 persona, të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin. Ndërsa në terren janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse dhe 16 efektivë, që bashkë me banorët e zonës po përpiqen që të shuajnë flakët.

(k.m.a.b./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarri ne vlore zjarri ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shtator 2021, 14:14

TIRANË– Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë 34 shoferë që kishin shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, ndëkohë që nuk janë kursyer edhe në gjova. P...