Bota

Përkujtimi për viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, djali i një prej të vrarëve apel Biden: Mos eja në ceremon

7 Shtator 2021, 12:39 Nga DOSJA
Përkujtimi për viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001 në

SHBA- Nic Haros Jr, djali i një viktimeje të 11 shtatorit, i kërkoi Presidentit Joe Biden të shmangte pjesëmarrjen në përkujtimet 20-vjeçare. Foxnews shkruans e Haros Jr. e quajti Biden “vrasësin e përgjithshëm” duke thënë se ai tregoi mungesë dhembshurie për familjet e 13 anëtarëve të shërbimit të vrarë në Kabul.

“Unë kërkoj që Presidenti Biden të mos shfaqet në Ground Zero më 11 shtator. Ajo tashmë është tokë e shenjtë dhe nuk mendoj se ai ka vend atje. Është e turpshme që ai përdor trupat e të vdekurve si propagandë politike për të bërë xhiron e fitimtarit. Ai është i pandjeshëm dhe nuk tregon dhembshuri për ato familje.

Jo, Joe, nuk ka fitore, tani jemi në Luftën e Afganistanit 2.0. Ato viktima e mbajtën Amerikën të sigurt për gjithë ato vite. Biden nuk duhet ta çnderojë dinjitetin dhe patriotizmin e tyre. Ai vetë nuk ka. Interesante, sepse të shtunën Gjyqtarja Jeanine e quajti presidentin ‘kryegënjeshtar’. Sot unë e quaj kryevrasës. Nuk bëhet fjalë vetëm për 13 të vrarët apo për mijëra amerikanë dhe përkrahës të lënë për të vdekur. Unë besoj se ai është fajtor për gjenocidin që do të ndodhë kundër amerikanëve dhe afganëve”, tha ai.

Më 11 shtator të vitit 2001, terroristët islamikë të Al Kaedas, të drejtuar nga Osama Bin Laden, rrëmbyen avionë me udhëtarë dhe u ndryshuan kursin, duke i përplasur pas kullave binjake të “Qendrës Tregtare Botërore”. Mbi 3 mijë persona humbën jenën dhe mijëra të tjerë u plagosën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden nic haros jr joe biden nic haros jr

Sondazh

Poll