Bota

Aktivistët e PSD-së ndërpresin fjalimin e Trendafilovës: Gjykata Speciale është e padrejtë 

7 Shtator 2021, 10:09 Nga DOSJA
Aktivistët e PSD-së ndërpresin fjalimin e Trendafilovës:

KOSOVË- Dy aktivistë të PSD-së, Bardh Ahmeti dhe Lisjan Perolli kanë ndërprerë për disa minuta fjalimin e Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. Telegrafi shkruan se dy aktivistët kanë shprehur se Gjykata Speciale është e padrejtë.  

“Kjo është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë. Kjo gjykatë po dëshiron ta ndryshojë historikun e luftës së UÇK-së. Gjykatësja ka ardhur të raportoj që të rilegjitmohet kjo gjykatë… krimet kanë ndodhur nga agresori pra nga Serbia dhe nuk mund ta lejojmë që në qetësi e në heshtje të raportohet….”, u shpreh ai.

Pasi dy të rinjtë u larguan nga salla, Trendafilova u shpreh se i vite keq që nuk e kuptoi se çfarë i tha aktivisti.

“Më vjen keq që nuk flas gjuhën shqipe, dhe nuk e kuptova çfarë tha ky djalosh. Besoj që deshi të bëjë sa pyetje dhe si duket bëri një deklaratë”, tha Trendafilova.

LAJMI KRYESOR: Kryetarja e Gjykatës Speciale viziton Kosovën, do të bisedojnë mandatin dhe punën e Dhomave të Specializuara

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni bardh ahmeti ekaterina trendafilova lisjan perolli trendafilova viziton sot kosoven bardh ahmeti ekaterina trendafilova lisjan perolli trendafilova viziton sot kosoven

Sondazh

Poll

Bota 7 Shtator 2021, 06:51

SUEDI– Dy gra që dyshohet se kanë lidhje me ISIS janë arrestuar nga policia suedeze. Dyshimet nisën pasi dy gratë u larguan nga Siria dhe mbërritën në Stokholm....