Bota

Demonstratat në Kabul, talebanët qëllojnë me armë në ajër për të shpërndarë protestuesit

7 Shtator 2021, 10:58 Nga DOSJA
Demonstratat në Kabul, talebanët qëllojnë me armë

AFGANISTAN- Protesta të shumta po vazhdojnë në Afganistan. BBC shkruan se protestat në Kabul po bëhen për të kërkuar të drejtat e grave dhe për të denoncuar sundimin taleban. Ndërkohë që talebanët për të shpërndarë turmen e protestuesve kanë qëlluar në ajër me armë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëzit që vrapojnë drejt për të shpëtuar nga të shtënat e armëve. Protestuesit gjithashtu brohoritën parulla kundër Pakistanit, pasi shumë besojnë se Pakistani fqinj mbështet talibanët, gjë që të cilat vendi i mohon.

Një video e dërguar në BBC tregon luftëtarët talebanë që gjuajnë me armë në ajër, një veprim që grupi e ndaloi javën e kaluar pasi disa persona u raportuan të vrarë pas zjarrit festiv.  Disa gazetarë, përfshirë ekipin e BBC, u penguan të xhironin në tubim dhe agjencia afgane e Tolo Neës raportoi se kameramani i saj u arrestua së bashku me disa punonjës të tjerë të mediave vendase dhe të huaja.

Gratë kanë protestuar javën e kaluar , por të martën burrat iu bashkuan thirrjeve të tyre për barazi dhe siguri. Shumë vëzhgues kishin komentuar se kishte pak burra në tubimet e mëparshme të drejtuara nga gratë. Demonstratat vijnë një ditë pasi udhëheqësi i luftëtarëve anti-talebanë, Ahmad Massoud, bëri thirrje për një “kryengritje kombëtare” nga civilët kundër militantëve.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota protesta ne afganistan talebanet pushtojne afganistanin protesta ne afganistan talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 7 Shtator 2021, 06:51

SUEDI– Dy gra që dyshohet se kanë lidhje me ISIS janë arrestuar nga policia suedeze. Dyshimet nisën pasi dy gratë u larguan nga Siria dhe mbërritën në Stokholm....