Bota

E rrallë në Greqi, bordi i spitalit miraton rreth 2 milion euro për të shëruar një foshnje  

7 Shtator 2021, 11:34 Nga DOSJA
E rrallë në Greqi, bordi i spitalit miraton rreth 2 milion euro

GREQI- Një kurim prej 1.800.000 euro u miratua ditën e sotme në Greqi për t’i shpëtuar jetën një foshnje. Thecaller.gr shkruan se fondi u miratua nga bordi i drejtuesit të spitalit shtetëror “Venizelos” në Kretë.

Sipas mjekëve, foshnja lindi me një atrofi muskulare spinale, e njohur dhe si atrofi muskulare e shpinës, një sëmundje e rrallë me origjinë gjenetike. Sidoqoftë, siç tha guvernatori i spitalit Venizelio, Costas Terzakis, ai e çoi këtë çështje serioze në Bordin e Drejtorëve të spitalit, i cili miratoi koston.

Nëse nuk do ta kishim bërë këtë, fëmija do të ishte i paralizuar, ” tha Terzakis.

Tashmë, ekipi shkencor është në pritje të ecurisë së gjendjes shëndetësore, pasi ky është një sëmundje shumë e rrallë, e cila deri pak kohë më parë nuk kishte shërim.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni costas terzakis venizelos costas terzakis venizelos

Sondazh

Poll