Bota

Aktivistët e PSD-së ndërpresin fjalimin e Trendafilovës: E padrejtë, po tenton të ndryshojë historikun e luftës së UCK-

7 Shtator 2021, 09:59 Nga DOSJA
Aktivistët e PSD-së ndërpresin fjalimin e Trendafilovës: E

KOSOVË- Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova është shprehur se Gjykata Speciale do të jetë funksionale për sa kohë që të vendosë Këshilli Evropian. Telegrafi shkruan se gjatë një deklarate për mediat në Prishtinë, Trendafilova u shpreh se Këshilli Evropian e ka në dorë të vendosë se për sa kohë do të jenë Dhomat e Specializuar aktive.

“Dhomat e Specializuara do të jenë funksionale deri në atë kohë kur Këshilli i Evropës do të njoftojë Republikën e Kosovës se të gjitha procedurat hetimore apo para Dhomave të Specializuara të Kosovës do të kenë përfunduar. Siç e kanë bërë të qartë Dhomat e Specializuara dhe kanë theksuar në vendimin e tyre të 20 nëntorit të vitit të kaluar kjo do ta bie në fund punën e Dhomave të Specializuara”, u shpreh Trendafilova.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për historikun e themelimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë themeluar pas pretendimeve në rritje se kanë ndodhur krime serioze në kontekst të konfliktit të Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000 dhe se ato nuk ishin hetuar dhe kryesit e tyre nuk ishin ndjekur penalisht, përkundër shumë gjykimeve që kishin ndodhur në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për ish-Jugosllavi. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e emëroi një raportues special Dick Marty që të hetojë këto pretendime e i cili paraqiti raportin e tij në fund të vitit 2010 dhe më 7 janar 2011, menjëherë pas festimeve të Vitit të Ri, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e miratoi raportin dhe ky filloi të njihet si raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, u shpreh Trendafilova

LAJMI KRYESOR: Kryetarja e Gjykatës Speciale viziton Kosovën, do të bisedojnë mandatin dhe punën e Dhomave të Specializuara

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dhomat e specializuara në hagë ekaterina trendafilova trendafilova viziton sot kosoven dhomat e specializuara në hagë ekaterina trendafilova trendafilova viziton sot kosoven

Sondazh

Poll

Bota 7 Shtator 2021, 06:51

SUEDI– Dy gra që dyshohet se kanë lidhje me ISIS janë arrestuar nga policia suedeze. Dyshimet nisën pasi dy gratë u larguan nga Siria dhe mbërritën në Stokholm....

Bota 7 Shtator 2021, 06:08

TRAGJIKE në Gjilan! Vdesin nga Covid nënë e bir

KOSOVË– Situata nga Covid sa vjen dhe rëndohet në Kosovë.Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sot kanë vdekur nënë e djalë nga Covid-19...