Aktualitet

Aksidentohen dy efektivë të forcave ‘Shqiponja’, ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, mjeti tip “Volvo” i godi

7 Shtator 2021, 08:32 Nga DOSJA
Aksidentohen dy efektivë të forcave ‘Shqiponja’, ndodhen

TIRANË– Dy efektivë të forcave “Shqiponja”, të identifikuar si Edison Mehmetaj dhe Jurgin Duka kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar këtë paradite në rrugën “Shkëlqim Fusha”. Një makinë “Volvo” me drejtues personin me inicialet R. K., 40 vjeç, ka dalë nga vendi ku ishte parkuar dhe ka vijuar rrugën në të njëjtin sens me efektivët e “Shqiponjave”.

Në rrethana ende të paqarta, makina ka goditur nga pas motorin me efektivët dhe ka bërë që mjeti i policëve të përplaset fuqishëm me bordurën. Si pasojë e përplasjes, efektivët kanë përfunduar në tokë dhe të plagosur rëndë, kurse mjeti i tyre është copëtuar totalisht.

Të dy efektivët janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat. Në dëshminë para grupit hetimor, 40-vjeçari është shprehur se nuk i ka parë policët. Paraprakisht dyshohet se mjeti po udhëtonte me një shpejtësi shumë të lartë, duke parë edhe mënyrën se si motori me dy policët ka përfunduar mbi bordurën e rrugës “Shkëlqim Fusha”.

(F.m/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohen dy efektive aksidentohen dy efektive

Sondazh

Poll