Aktualitet

Vjedhje me armë në Shkodër! Arrestohet 18-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij

7 Shtator 2021, 07:08 Nga DOSJA
Vjedhje me armë në Shkodër! Arrestohet 18-vjeçari,

SHKODËR– Policia në Shkodër ka bërë të mundut zbardhjen e një vjedhje që ka ndodhur në qytet. Ngjarja ka ndodhur në muajin prill në fshatin “Drisht”, ku nën kërcënimin e armës ku dy persona kishin vjedhur një shumë parash. Si rezultat i veprimeve të kryera u bë e mundur, identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Ky person dyshohet se paraditen e datës 2 prill 2021 në fshatin Drishtë, në bashkëpunim me bashkëpunëtorin D. Sh., kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në dyqanin e shtetases Y. C., një shumë parash.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Vihet në pranga 18 vjeçari i dyshuar si autor i vjedhjes me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin “Drisht”.Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin “Drisht”, ku nën kërcenimin e armës dy shtetas kishin vjedhur një shumë parash.Si rezultat i veprimeve të kryera u bë e mundur, identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Ky shtetas dyshohet se paraditen e datës 2 prill 2021 në fshatin Drishtë, në bashkëpunim me shtetasin D. Sh., kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në dyqanin e shtetases Y. C., një shumë parash.Shtetasi D.Sh., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vjedhje ne shkoder vjedhje ne shkoder

Sondazh

Poll