Aktualitet

Po punonte në pallatin në ndërtim, bie nga skela, humb jetën 55-vjeçari në Kavajë (EMRI)

7 Shtator 2021, 07:48 Nga DOSJA
Po punonte në pallatin në ndërtim, bie nga skela, humb jetën

KAVAJË– Një punëtor ndërtimi ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën. Punëtori i idenifikuar si Pirro Gjini, 55-vjeçari me origjinë nga Fieri, ishte duke punuar në një pallat i cili ishte në ndërtim e sipër. Burri ka rënë nga lartësia dhe fatkeqësisht humbi jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:30 në Kavajë. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 07.09.2021, rreth orës 08:30, në Kavajë, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori shtetasi P. Gj., 55 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bie punetori nga lartesia kavaje pirro gjini bie punetori nga lartesia kavaje pirro gjini

Sondazh

Poll