Aktualitet

Bashkia e Patosit jep urdhër që shkolla të mbyllet, prindërit dalin në protestë: Nëse ka plasaritje ta rregullojnë, ne n

7 Shtator 2021, 07:23 Nga DOSJA
Bashkia e Patosit jep urdhër që shkolla të mbyllet,

PATOS– Bashkia e Patosit ka vendosur të mbyllë një shkollë në fshatin Grizë. Kjo ka sjellë një ngritje të prindërve të nxënësve në protestë pasi kundërshtojnë këtë zhvendosje. Sipas tyre, Bashkia do ti dërgojë fëmijët në një shkollë më larg fshatit pasi në institucionin që ndodhet pranë ka pasur plasaritje. Prindërit e fëmijëve e kundërshtojnë duke thënë se shkolla e re në të cilët duhet të shkojnë tashmë të vegjëlit është larg dhe nuk kanë mundësi që ti dërgojnë pasi janë në punë.

‘Kemi marrë firma në cdo familje pasi nuk jemi dakord. Kryetarja e Bashkisë na ka thënë se këtu do të ndërtohet një lulishte për pleqt. Shkolla tjetër është në Patos.Sot drejtoria e arsimit ka nisur furgonin me nxënësit, po ne nuk pranojmë që ata të shkojnë në Patos. Fëmija këtu vjen vetë, ne jemi në punë nuk lejmë dot punën që të merremi me fëmjët. Nëse shkolla është plasaritur ta riparojnë, për atë punë janë. Të gjithë banorët kemi firmosur. Mund të vërtetohet se këta janë të gjithë banorët.’- thotë një nga prindërit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet shkolla ne patos proteste ne patos mbyllet shkolla ne patos proteste ne patos

Sondazh

Poll