Aktualitet

Çanta e braktisur në rrugën “Mustafa Matohiti” alarmon policinë, nuk gjendet asnjë përmbajtje e rrezikshme brenda saj,

7 Shtator 2021, 08:12 Nga DOSJA
Çanta e braktisur në rrugën “Mustafa Matohiti”

TIRANË– Një çantë e dyshimtë ka vënë në panik banorët e rrugës “Mustafa Matohiti”, pasi është konstatuar e braktisur këtë paradite. Mësohet se çanta është gjetur përballë ambasadës iraniane dhe paraprakisht raportohet se është braktisur rastësisht aty.

Policia rrethoi zonën dhe njësia anti-eksploziv në Tiranë pasi vlerësoi situatën nuk ka konstatuar asnjë lëndë të rrezikshme. Pasi u bë kontrolli i çantës u mësua se brenda saj kishte vetëm sende personale.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine. Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme. Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet braktiset canta braktiset canta

Sondazh

Poll