Deklarata e Godoles, Berisha kritikon publikisht RD-në: Lajmi s’duhet të ishte fshirë, mua kurrë nuk do më gjeni një ska
6 Shtator 2021, 19:50Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar publikisht Rilindjen Demokratike për heqjen e deklaratës së pedaoges Jonila Godole, e cila sugjeroi që Partia Demokratike të distancohej nga Berisha.
I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Berisha tha se fshirja e lajmit ishte një gabim. Por, ai theksoi se edhe në deklaratën e Godoles kishte diçka gabim, krahasimin me ish-kancelarin gjerman Helmut Kohl. Sipas Berishës, atij kurrë nuk do t’i gjendet një skandal me një llogari të fshehtë, siç iu zbulua gjermanit.
“Për mua nuk është gabim deklarata, gabim ishte fshirja e lajmit nga RD-ja. Unë jam totalisht kundër censurës, kam vuajtur shumë me censurën, kam hequr. Çdo njeri është shumë i lirë të thotë çfarë mendon, por kur flet si personalitet politik, duhet të kesh parasysh diçka. Bëri një krahasim me Helmut Kohl…është lideri që unë kam adhuruar, gjithmonë, e kam adhuruar. Krahasimi me të ishte gabim. Helmut Kohl jug jet një llogari e fshehur, nuk tregoi donatorin dhe mori dënimin. Dhe çfarë kam thënë unë atëherë? Mirë bëri që nuk foli sepse të mëdhenjtë nuk tradhëtojnë! Nuk tregoi, nuk foli dhe u ndëshkua. Por, Berishës kurrë nuk do t’i gjeni një llogari të fshehtë, një skandal të tillë si Helmut Kohl,”- tha Berisha.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën dhe përballja që do të ketë këtë legjislacion me të në Kuvend, do të bëjë që ato të mëpars...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se nuk i ndjek fare takimet mes ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ktyedem...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Fitim Zekthit, i cili vetëm pak ditë më parë tha se gjëja që duhet të bëjë PD-ja është që ta...
Sali Berisha: Kur po numëroheshin votat e Lul Bashës dhe Ramës, Erla ti ke qenë, mua më erdhën një grup ambasadorësh, më kërkuan që ta ndërpres atë numërim. Edi...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë vendimin e tij përfundimtar për futjen në Parlament. I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Berisha tha se më da...
TIRANË– Ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë e Partisë Demokratike. Takimi me d...