Politike

Heshtja e Bashës pas shpalljes së tij non-grata, Berisha: Po të kishte prova, PD-ja do bënte gabim historik nëse s’do më

6 Shtator 2021, 19:19 Nga DOSJA
Heshtja e Bashës pas shpalljes së tij non-grata, Berisha: Po të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qëndrimi i Partisë Demokratike pas shpalljes së tij ‘non grata’ nga DASH, ka qenë mjaft i drejtë.

I pyetur për heshtjen e Bashës, Berisha, i ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, tha se kryedemokrati ka kërkuar prova nga DASH, por shtoi se nëse Partia Demokratike do të gjendej para provave, do bënte gabim historik nëse nuk do të merrte vendimin për përjashtimin e tij.

“Unë mendoj se PD-ja nën vlerësimin tim ka mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë. Qoftë në deklaratën e parë, qoftë edhe në vazhdim ka kërkuar prova, transparencë. Që PD-ja të marrë qëndrim ndaj një personi, duhet të ketë prova, dokumente, ndryshe nuk mund ta mbajë. Nëse Partia Demokratike do të gjendej para provave, do bënte gabim historik nëse nuk do të merrte vendimin për përjashtimin e atij personi,”-tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll