Aktualitet

Digjet një pjesë xhamisë së Bulqizës, myftiu: Iu vu flaka dy herë brenda ditës, është zjarr i qëllimshëm

6 Shtator 2021, 17:10 Nga DOSJA
Digjet një pjesë xhamisë së Bulqizës, myftiu: Iu vu

BULQIZË– Një strukture, pjesë e xhamisë në Bulqizë i është vënë zjarri dy herë brenda 24 orësh. Flakët e para u pikasën nga kalimtarët pasditen e së dielës. Pas lajmërimit të zjarrfikëses flakët u shuan për t’u rishfaqur pak orë më vonë.

Sipas Myftiut te Bulqizës Sejdin Strazimiri, zjarrvënia është e qëllimshme.

“E qëllimshme mund të ketë qenë, është vënë dy herë brenda ditës, është dëm psikologjik, i ambientit ku jemi,”- thotë ai për Top Channel.

Godina nuk është legalizuar për shkak të problemeve me pronësinë dhe për myftiun e qytetit është një humbje e madhe që institucioni nuk mund të shfrytëzohet më për edukimin e të rinjve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bulqize digjet xhamia ne bulqize bulqize digjet xhamia ne bulqize

Sondazh

Poll